Bota

Alarm në Kiev, Rusia lëshon 'breshëri' raketash

Rusia ka nisur sulme të vazhdueshme ajrore kundër qytetit gjatë javës së kaluar, me sulmin e 2 qershorit që shënoi ditën e 6-të radhazi të sulmeve me dron.

2 Qershor 2023, 07:54 Nga a.l
Alarm në Kiev, Rusia lëshon 'breshëri' raketash
Shpërthim në Kiev

UKRAINË- Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se Rusia sulmoi Kievin gjatë natës më 2 qershor me 15 raketa lundrimi dhe 18 drone Shahed të prodhimit iranian në sulmin e fundit në kryeqytet.  Të gjithë dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. 

Rusia ka nisur sulme të vazhdueshme ajrore kundër qytetit gjatë javës së kaluar, me sulmin e 2 qershorit që shënoi ditën e 6-të radhazi të sulmeve me dron. Një sulm ajror rus në Kiev gjatë natës më 1 qershor vrau tre civilë, duke përfshirë dy fëmijë. Sulmi plagosi gjithashtu 14 persona në dy rrethe të Kievit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll