Bota

Kurti merr thirrje nga Amerika, jep SINJAL për zgjedhje të reja: Do i depërshkallëzoj tensionet

Ndër rreshta, Kurti ka premtuar shuarjen e tensioneve, gjë që jep sinjale për zgjedhje të tjera lokale për 4 komunat në Veri të Kosovës.

1 Qershor 2023, 22:38 Nga k.m.
Kurti merr thirrje nga Amerika, jep SINJAL për zgjedhje të reja: Do i
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një cicërime në “Tëitter”, njoftoi se të enjten ka zhvilluar një bisedë telefonike me Jon Finer, zëvendës-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Shtetet të Bashkuara, Joe Biden. Të dy, sipas Kurtit, kanë diskutuar lidhur me me situatën politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës. Ndër rreshta, Kurti ka premtuar shuarjen e tensioneve, gjë që jep sinjale për zgjedhje të tjera lokale për 4 komunat në Veri të Kosovës.

“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet. Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna,”-ka bërë me dije Kurt.

tensionet në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll