Bota

SHBA/ Marrëveshje për borxhin edhe në Senat, shmanget falimentimi

Senati amerikan ka miratuar projektligjin e miratuar tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve, rezultat i negociatave të gjata midis Presidentit Joe Biden dhe kampit republikan dhe që do t'i lejojë Uashingtonit të respektojë pagesat e tij deri në fillim të vitit 2025.

2 Qershor 2023, 08:01 Nga a.l
SHBA/ Marrëveshje për borxhin edhe në Senat, shmanget falimentimi
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Kongresi amerikan ka pezulluar tavanin e borxhit, duke shmangur kërcënimin e një falimentimi në ekstrem. Mediat e huaja raportojnë se senati amerikan ka miratuar projektligjin e miratuar tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve, rezultat i negociatave të gjata midis Presidentit Joe Biden dhe kampit republikan dhe që do t'i lejojë Uashingtonit të respektojë pagesat e tij deri në fillim të vitit 2025.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen paralajmëroi javën e kaluar se Kongresi duhet të rrisë kufirin e borxhit deri më 5 qershor, ose përndryshe qeveria nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj financiare. Ajo tha se edhe pritja deri në minutën e fundit mund të dëmtojë seriozisht besimin e biznesit dhe të konsumatorëve dhe të ndikojë negativisht në vlerësimin e kreditit të vendit. Ligji përfshin heqjen e kufirit ekzistues të huamarrjes deri në janar të vitit 2025 dhe një marrëveshje buxhetore dyvjeçare, që i mban shpenzimet federale të pandryshuara në vitin 2024 dhe i rrit ato me 1% në vitin 2025. 

joe biden

Sondazh

Poll