Politike

Rama: Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës, ushtria është shprehje e impotencës së saj

Por, Rama shton se Kosova nuk mund të sillet sikur Serbia është një kërcënim për të.

1 Qershor 2023, 22:11 Nga k.m.
Rama: Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës, ushtria
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Serbia ka pushuar së qeni kërcënim për Kosovën që në vitin 1999. Në fjalën e tij gjatë emisoinit "Opinion", kryeministri Edi Rama tha se tashmë Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën.

Por, Rama shton se Kosova nuk mund të sillet sikur Serbia është një kërcënim për të.

Serbia ka pushuar së qeni kërcënim për Kosovën në vitin 1999. Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës. Edhe ushtria që këndon “Kosova është e jona”, është pasqyrë edhe impotenca e plotë e Serbisë në Kosovë. E rëndësishme të thuhet, sepse sot ka një realitet komplet tjetër dhe Kosova nuk mund të sillet sikur Serbia është kërcënim për Kosovën. Asgjë nuk mund t’i bëjë më. Edhe ushtria që këndon “Kosova është e jona”, pasqyra e impotencës së Serbisë në raport me Kosovën. Është sikur ushtria meksikane të këndojë “Amerika është e jona”. Kosova nuk kërcënohet nga Serbia. Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën. Kosova duhet të shikojë përpara dhe të mos harrojë që është sot Kosovë e lirë, e pavarur dhe demokratike sa janë të gjithë ata që sot po i kërkojnë Kosovës të sillet si një shtet i pjekur. Serbët duhet të kthehen në institucione, Kosova të bëjë zgjedhje. Sikur të isha unë në vend të Kurtit dhe Osmanit, duhet të kisha shpallur zgjedhjet menjëherë. Sovranitet duke humbur aletatët tanë, është një teprim i madh sipas meje,"-tha në fjalën e tij, Edi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll