Sport

Navas dhe Rakitic festuan fitimin e Europa League edhe me fanelën e Sergio Ricos…

Si para ndeshjes, ashtu edhe pas fitimit të Europa League, futbollistët e Sevillas kanë festuar me fanelën e portierit të aksidetuar, që ndodhet në spital

1 Qershor 2023, 16:10 Nga DOSJA

Navas dhe Rakitic festuan fitimin e Europa League edhe me fanelën e Sergio

HUNGARI - Jesus Navas dhe Ivan Rakitic nuk e harruan ish-bashkëlojtarin e tyre të Sevillas, Sergio Rico dhe mbajtën një fanelë me emrin e tij edhe gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Europa League.

Sergio Rico, ish-portieri i Sevillas dhe tani i Paris Saint-Germain, është shtruar në spital, në gjendje kritike dhe lojtarët spanjolë nuk e kanë harruar ish-shokun e skuadrës.

Si para ndeshjes, ashtu edhe pas fitimit të Europa League, janë parë Jesus Navas dhe Ivan Rakitic duke festuar me fanelën e portierit spanjoll gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Navas dhe Rakitic festuan fitimin e Europa League edhe me fanelën e Sergio

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll