Sport

BEFASUESE! Hetuesit e UEFA-s kërkojnë përjashtimin e Barcelonës nga Europa...

Hetuesit e UEFA-s deri në zbardhjen e çështjes “Negreira” të Barcelonës, kanë kërkuar që të dënohen me një vit përjashtim nga kompeticionet europiane.

1 Qershor 2023, 15:51 Nga DOSJA
BEFASUESE! Hetuesit e UEFA-s kërkojnë përjashtimin e

ZVICER - Personat e UEFA-s që kanë marrë përgjegjësinë për hetimin për “rastin Negreira” te Barcelona, sipas gazetës spanjole ABC, kërkojnë që skuadra katalanase të ndëshkohet me një vit përjashtim nga Evropa.

Kujtojmë se ish-arbitri spanjol dhe anëtar i komitetit të arbitrazhit të Spanjës, Enriques Negreira, dyshohet se ka marrë pothuajse 7.000.000 euro nga viti 2001 deri në korrik 2018 nga Barcelona, ​​me ‘Blaugranët’ që pretendojnë se këto para u janë dhënë atyre për një rol këshillues në arbitrazh, ndonëse për çështjen në fjalë ende gjykata nuk është shprehur.

Edhe pse në Barcelonë shprehen optimistë për pafajësinë e klubit, siç e bëri të qartë Juan Laporta në konferencën e fundit për shtyp që dha, katalanasit po planifikojnë një plan të dytë në rast se gjërat nuk do të zhvillohen ashtu siç do të donin.

Ndaj njerëzit e “blaugranës” kanë nisur kërkimet për të gjetur gara jashtë Europës, ku mund të luanin në rast se UEFA i ndëshkon me ndalim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll