Politike

Zgjedhjet në Veri të Kosovës njëjtë 2019 në Shqipëri? Rama e kundërshton: Krahasim i çalë

Rama tha se krahasimi është i çalë, pasi në Kosovë ka konflikt me minoritetin serb. 

1 Qershor 2023, 21:14 Nga k.m.
Zgjedhjet në Veri të Kosovës njëjtë 2019 në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar ngjashmërinë mes zgjedhjet lokale në 4 komunat serbe në Kosovë me zgjedhjet që u zhvilluan në Shqipëri në vitin 2019. Në fjalën e tij, gjatë emisionit "Opinion", kryeministri Edi Rama tha se krahasimi është i çalë, pasi në Kosovë ka konflikt me minoritetin serb. 

"Nuk jam për të dhënë leksione për Albinin, ka kompetenca për vendimet që merr. Ajo që them është e thjeshtë. Krahasimi me Shqipërinë është i çalë; e dyta bërja e zgjedhjeve ishte e duhur sipas meje, por vajtja përtej, është si ajo që thotë populli nuk humbet fuçia e vojit, duke gjëmu kokrrën e ullirit. Vuçiçit i shpjegova domosdoshmërisë që serbët të kthehen në institucione. Jemi në kushtet kur të dyja palët të bëjnë një hap dhe të mbarojë edhe ky spektakël policish dhe ushtrish që nuk e di me kë përballen dhe kujt i bën karshillëk. Kjo që ndodh po e lëndon Kosovën në sytë e botës. Nuk është e drejtë që të ndodhë. Kosova ka qenë në të drejtën e saj për të bërë zgjedhjet, për të thënë ok, nëse askush nga serbët nuk do të marrë pjesë, por këtu nis pastaj dhe hyjmë në një fazë tjetër. Kur kjo kthehet në arsye për konflikt, tani duhet zgjidhja,"- tha Edi Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll