Politike

Puthja me kryeministren e Italisë, Rama në "siklet", i bën bisht pyetjes: Si e konstaton që është "e fortë"?

Duke e anashkaluar kështu pyetjen, pa i dhënë një përgjigje konkrete.

1 Qershor 2023, 21:30 Nga k.m.

 

Puthja me kryeministren e Italisë, Rama në "siklet", i
Momenti i puthjes

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos e komentojë gjatë videon e puthjes së tij me homologen e Italisë Giorgia Meloni në Moldavi, teksa morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Në emisionin “Opinion”, Blendi Fevziu i kërkoi një koment kryeministrit Rama, por ky i fundit zgjodhi të përgjigjej me ironi. Duke e anashkaluar kështu pyetjen, pa i dhënë një përgjigje konkrete.

PJESË NGA INTERVISTA:

Fevziu: Pse i dhe një puthje aq të fortë kryeministres italiane?

Rama: Po ku e pe ti për shembull. Si e konstaton në distancë është një puthje e fortë.

Fevziu: Po unë e shoh nuk më kanë lënë sytë akoma.

Rama: Të paskan lënë sytë...

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll