Bota

"Nuk mund të pajtohemi për çdo gjë" Kurti i vendosur: SHBA-në e respektoj, por më ka zgjedhur populli e duhet t’i dal për zot!

Kurti ka thënë se nuk është normale që ai të bjerë dakord me gjithçka që i kërkohet nga ambasadorët.

1 Qershor 2023, 20:45 Nga f.i
"Nuk mund të pajtohemi për çdo gjë" Kurti i
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një reagim për mediat vendase ka komentuar marrëdhënien e tensionuar mes Kosovës e SHBA pas ngjarjeve të fundit në veri. Kurti ka shprehur se i respekton vendimet dhe propozimet e tyre, por nuk mund të pajtohet me çdo gjë, pasi sipas tij duhet t'i dalë Zot popullit që e ka votuar.

"Këtij populli unë duhet t’i dal Zot sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige. Për Hovenier kam respekt të veçantë, bile shumë të veçantë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka votuar ambasadori. Nuk është emërim kryeministri”, ka deklaruar Kurti në KTV.

Ai ka thënë se nuk është normale që ai të bjerë dakord me gjithçka që i kërkohet nga ambasadorët.

“Ka dy vjet që bashkëpunoj me ambasadorët e QUINT-it, atë të BE-së dhe atë amerikan. Nuk pajtohemi çdo herë për gjithçka. Nuk është normale të pajtohemi për gjithçka”,- ka theksuar Kurti.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll