Art&Argëtim

Sia zbulon se ka autizëm

Gjatë një paraqitjeje në një episod të 'Rob Has a Podcast', këngëtarja australiane Sia zbuloi se është në rikuperim.

31 Maj 2023, 14:58 Nga f.i
Sia zbulon se ka autizëm
Sia

SHBA- Dy vjet pasi kërkoi falje për paraqitjen e saj të autizmit në filmin 'Music', Sia ka zbuluar se ajo është diagnostikuar me këtë sëmundje. Mediat e huaja raportojnë se gjatë një paraqitjeje në një episod të Rob Has a Podcast, këngëtarja australiane zbuloi se është në rikuperim.

"Për 45 vjet, unë kam thënë: "Duhet të shkoj të vesh kostumin tim njerëzor". Dhe vetëm në dy vitet e fundit jam bërë plotësisht vetvetja”,- tha këngëtarja.

Kujtojmë se në vitin 2021, Sia filloi të bënte filma me 'Music', një dramë muzikore për një grua që bëhet kujdestare e vetme për gjysmë motrën e saj, një adoleshente me autizëm. Ajo u kritikua gjerësisht për rolin kryesor të aktores neuro-tipike Maddie Ziegler, e cila ishte shfaqur në disa nga videoklipet e saj.

sia

Sondazh

Poll