Art&Argëtim

Suedia i kërkon ta përfaqësojë vitin tjetër në Eurovizion, Albina Kelmendi: Jemi në bisedime

Në një intervistë, Kelmendi ka treguar se Suedia e ka ftuar që të jetë këngëtarja shqiptare përfaqësuese e shtetit të tyre në Eurovizionin e ardhshëm.

30 Maj 2023, 19:09 Nga k.m.
Suedia i kërkon ta përfaqësojë vitin tjetër në
Albina Kelmendi

PRISHTINË- Këngëtarja Albina Kelmendi duket se nuk ka dalë pa asgjë nga kompeticioni më i ndjekur muzikor në Evropë, Eurovision 2023. Ndonëse u renditën në vendin e 22-të dhe me 76 pikë Albina Kelmendi dhe familja gjatë Eurovizion 2023 teksa përfaqësonin Shqipërinë, duket se kanë lënë përshtyrpje të mirë. 

Në një intervistë, Kelmendi ka treguar se Suedia e ka ftuar që të jetë këngëtarja shqiptare përfaqësuese e shtetit të tyre në Eurovizionin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime,”-u shpreh ajo.

Në kompeticionin që u mbajt në Liverpool fitoi këngëtarja suedeze Loreen, me këngën ‘Tattoo’, ndërsa Albina dhe familja e saj, u renditën të 5 nga fundi.

albina kelmendi

Sondazh

Poll