Aktualitet

I veshur me kostum/ Alqi Bllako filmohet për herë të parë në gjyq, vëmendjen ia marrin DOKUMENTAT

Alqi Bllako doli për herë të dytë në gjykatë për të kundërshtuar akuzën që rëndon ndaj tij.

1 Qershor 2023, 17:44 Nga k.m.
I veshur me kostum/ Alqi Bllako filmohet për herë të parë
Alqi Bllako

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako doli sërish sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. I veshur me kostum të zi dhe me kollare, Bllako doli për herë të dytë në gjykatë për të kundërshtuar akuzën që rëndon ndaj tij. Madje në disa pamje të siguara nga "TvKlan" shfaqet duke treguar vëmendje ndaj disa dokumenteve që kishte nëpër duar.

Alqi Bllaku është i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndryshe nga ai, ish-ministri Lefter Koka, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, nuk u paraqit para treshes gjykuese. Por avokati i tij "shpalosi" disa kërkesa përsa i përket sekuestrimit te pasurive.

“Kantina ka një vlerë 344 mln lekë, një kontratë që janë shitur tre njësi është 610 mijë euro, një vilë është 350 mijë euro dhe tetë apartamente që janë shumë herë më shumë se 309 milionë lekë,”- tha avokati Tritan Hamitaj.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

alqi bllako alqi bllako ne spak

Sondazh

Poll