Bota

Mark Zuckerberg trazon rrjetin me postimin e tij

Mendohet se Mark Zuckerberg mund të jetë duke përgatitur versionin e tretë të pajisjes së realitetit virtual Quest.

1 Qershor 2023, 15:54 Nga k.m.
Mark Zuckerberg trazon rrjetin me postimin e tij
Mark Zuckerberg

SHBA- Mark Zuckerberg ka shkaktuar një furi mes adhuruesve të teknologjisë me një "Story" që ka postuar. Në foto kishte nisur numërimi mbrapsht, ndërsa vetë Zuckerberg shkruante: Diçka e re po përgatitet!

Mark Zuckerberg trazon rrjetin me postimin e tij
Mark Zuckerberg

Mendohet se Mark Zuckerberg mund të jetë duke përgatitur versionin e tretë të pajisjes së realitetit virtual Quest. Ai tha në një intervistë në 2022 se "ne kemi ekipe prodhimi që punojnë në gjeneratat e ardhshme të VR.

"Ajo që unë mezi pres në versionet e ardhshme është të jem në gjendje të 'kap' syrin dhe shprehjet e fytyrës sepse nëse jeni të lumtur për praninë tuaj, dëshironi të siguroheni që pajisja të ketë të gjithë sensorët për avatarët që të mund të komunikoni siç duhet,”-shtoi Zuckerberg.

Në vitin 2022, YouTuber Brad Lynch kishte postuar një video në të cilën ai pretendonte të zbulonte planet e versionit të ri të Quest.

mark zuckerberg

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2023, 14:37 Sabahate Byci

Përgjegjësia = Autoriteti

Sabahate Byci Sabahate Byci  Jo gjithmonë apo jo shumher përgjegjsia e definon masen ndëshkuese. E njejta mund të jetë meta...