Aktualitet

Atentati në Berat! Motori që do përdorej në krim u vodh në Kosovë, 'vrasësit me pagesë' u identifikuan nga kamerat

Tre personat e shpallur në kërkim, Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora, janë identifikuar përmes kamerave të një karburanti.

31 Maj 2023, 14:10 Nga a,b
Atentati në Berat! Motori që do përdorej në krim u vodh
Motori

BERAT- Detaje të reja në lidhje me atentatin që u parandalua në Berat. Makina e tre personave dyshohet se është marrë me qera në Kavajë, ndërsa motori që do të përdornin 3 personat e shpallur në kërkim që dyshohet se janë vrasës me pagesë ishte vjedhur në Kosovë.

Tre personat e shpallur në kërkim, Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora, janë identifikuar përmes kamerave të një karburanti.

Nga kontrolli në banesën e njërit prej personave të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e Gorës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.

Policia ka nisur punën për arrestimin e tyre. Këta persona do të vihen në hetim për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak"./Dosja.al

hamit berisha ermal gora arli shehu atentat ne berat

Sondazh

Poll