Aktualitet

Rruga e Kombit “pushtohet” nga mjegulla, rrezik në qarkullimin e mjeteve

Segmenti nga Tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen ka dendësinë më të madhe të mjegullës.

31 Maj 2023, 07:40 Nga A.B
Rruga e Kombit “pushtohet” nga mjegulla, rrezik në qarkullimin
Mjegull

KUKËS- Mëngjesin e sotëm, mjegulla ka mbuluar rrugën e Kombit, në njërën prej rrugëve kryesore të vendit me lëvizshmëri të lartë. Segmenti nga Tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen ka dendësinë më të madhe të mjegullës.

Prania e mjegullës në rrugë ul shikueshmërinë e rrit mundësitë e aksidenteve, sidomos në autostrada ku shpejtësia arrin në nivelet maksimale 90-110 km.

Prandaj drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në uljen e shpejtësisë, përdorimin e dritave të mjegullës e rritjen e vëmendjes gjatë drejtimit të automjetit./Dosja.al

mjegull ne kukes

Sondazh

Poll