Aktualitet

'Më kërcënuan me familjen'/ I arrestuar për trafik droge, pas 3 vitesh shqiptari 'thyen' heshtjen në Zvicër, flet me emra

I pandehuri u pendua, bashkëpunoi me drejtësinë duke kuptuar se kishte gabuar.

31 Maj 2023, 08:02 Nga A.B
'Më kërcënuan me familjen'/ I arrestuar për trafik
Gjyqi

ZVICËR- Dëshira për të mbyllur kapitullin e botës së krimit ka bërë që një shqiptar të rrëfehet para Gjykatës të kryesuar nga gjyqtari Siro Quadri. Ai ka vendosur të flasë e madje të tregojë edhe emra. 27-vjeçari shqiptar, i regjistruar nga një organizatë kriminale aktive në trafikun e drogës, ndërmjet marsit 2019 dhe shkurtit 2020, importoi dhe shpërndau, veçanërisht në zonat Mendrisiotto dhe Lugano afërsisht 820 gram kokainë. 

"Unë kisha një borxh," tha shqiptari. Por pasi borxhi është shlyer dhe ai është kthyer në shtëpi, telashet nuk kanë mbaruar. Ai ka treguar se ka marrë edhe kërcënime, raportojnë mediat e huaja

Ai u dënua me 36 muaj dënim, 6 prej të cilëve me vuajtje, përveç përjashtimit nga Zvicra për një periudhë prej 7 vjetësh. I pandehuri u pendua, bashkëpunoi me drejtësinë duke kuptuar se kishte gabuar.

Avokati i shqiptarit tha “për fat të keq këta persona kërcënuan familjen e tij për të siguruar heshtje. Por ai prapë vendosi të fliste. Kërcënime ndaj familjarëve që u dëgjuan edhe gjatë një telefonate të mbikëqyrur nga një punonjës policie. Dhe është gjithashtu për këtë arsye që dëbimi nga Zvicra nuk do të regjistrohet në sistemin SIS (sistemi i informacionit Shengen në të cilin raportohen sendet e vjedhura dhe personat e kërkuar nga policia për qëllime ekstradimi, të prekur nga ndalimi i hyrjes ose të zhdukur). Duke vepruar kështu, burri ndoshta do të mund të kthehet në Gjermani, ku tani banon e gjithë familja e tij”.

shqiptari ne itali

Sondazh

Poll