Aktualitet

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 31 Maj 2023

Zhvillimet kryesore në Shqipëri, njihuni me titujt që hapin portalet sot

31 Maj 2023, 08:33 Nga m.s
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve,
faqja e pare e Dosja.al

TIRANE- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të mediave online në Shqipëri. “Dosja”, “Shqiptarja” dhe “Top Channel” janë fokusuar tek protestat në veri të Kosovës. Për të tretën ditë radhazi, përfaqësuesit e listës serbe kanë paralajmëruar për një tjetër protestë nga serbët lokalë, kundër kryetarëve shqiptarë. Serbët kërkojnë tërheqjen e policisë se Kosovës dhe kryekomunarëve shqiptarë, të cilët prej ditësh kanë tentuar të hyjnë në selitë e ndërtesave shtetërore për të nisur nga puna. 

E ndërsa “Lapsi” është ndalur në një shkrim lidhur me debatin për Akademinë e Studimeve Albanologjike. “Panorama” i referohet dy ngjarjeve që tronditën Durrësin. Gjykata e Posaçme vijon gjyqin ndaj grupit të Emiliano Shullazit dhe grupit të tij që akuzohen për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut 18 vjet më parë.

“BalkanWeb” e hap me shqetësimin e pensionistëve që i bëjnë apel kryeministrit Edi Rama për të rritur pensionet dhe pagesat e invaliditetit.

titujt kryesore mediat shqiperi

Sondazh

Poll