Aktualitet

Mashtrimi elektoral/ Dalin dokumentat: Luiz Ejlli është beqar, nuk është martuar me Kiarën ligjërisht

Që do të thotë kjo martesë rezulton të jetë bërë për show, në mbështetje të fushatës elektorale për Erion Veliaj, soe për t'i shtuar më shumë spektakët natës finale të BBV.

30 Maj 2023, 22:37 Nga I.A
Mashtrimi elektoral/ Dalin dokumentat: Luiz Ejlli është beqar, nuk
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

TIRANË- Në një ceremoni madhështore në tarracën e Bashkisë së Tiranës, me Kiarën e veshur nuse dhe Luizin dhëndër, kryetari i bashkisë Erion Veliaj i shpalli burrë dhe grua çiftin më të bujshëm të momentit. Vetëm pak orë pas ceremonisë se në fakt martesa është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar.

Për vërtetësinë e dasmës së Luizit dhe Kiarës ishte i interesuar edhe kryeministri Edi Rama, i cil9i pasi e përgëzoi për fitoren, u kujdes që ta pyeste nëse dasma ishte reale apo jo. Dhe Luizi pasi hezitoi pak, u përgjigj që ishte reale

Ndërkohë në dokumentet e publikuara së fundmi, Luiz Ejlli rezulton beqar në gjendjen civile. Kjo shihet fare lehtë në një dokument ku Luizi ka ndryshuar një biznes në QKR dhe në letra ai rezulton beqar. Kjo do të thotë që Luizi dhe Kiara nuk janë zyrtarisht të martuar.

Që do të thotë kjo martesë rezulton të jetë bërë për shoë, në mbështetje të fushatës elektorale për Erion Veliaj, ose për t'i shtuar më shumë spektakël natës finale të BBV. Por kjo mbetet për tu zbuluar.

erion veliaj luiz ejlli kiara tito

Sondazh

Poll