Bota

Sulmi me dron/ Putin akuzon Ukrainën për akt terrorist

Sipas Putin sulmi me dron në Moskë kishte për qëllim “objektivat civile” dhe se mbrojtja ajrore e kryeqytetit do të forcohej.

30 Maj 2023, 17:00 Nga f.i
Sulmi me dron/ Putin akuzon Ukrainën për akt terrorist
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për akt terrorist dhe pretendon se Kievi ka zgjedhur rrugën e frikësimit të qytetarëve rusë. Mediat e huaja shkruajnë se sipas Putin sulmi me dron në Moskë kishte për qëllim “objektivat civile” dhe se mbrojtja ajrore e kryeqytetit do të forcohej.

Presidenti i Rusisë gjithashtu sulmoi edhe një herë Perëndimin dhe NATO -n, duke i fajësuar ata për luftën në Ukrainë. 

“Toka e quajtur Ukrainë ishte e kontrolluar që në fillim (pas rënies së BRSS) nga njerëz të udhëhequr nga Perëndimi. Dhe ata krijuan një frymë antiruse në këtë territor. Ne nuk e nisëm luftën e vitit 2014, ishte regjimi i Kievit që filloi luftën në Donbas. Dhe ne nuk i përdorim këto mjete, të cilat i përdorin biznesmenët e mëdhenj ukrainas. Një tjetër konfirmim i kësaj është sulmi ndaj objekteve paqësore në Moskë këtë mëngjes”,- vuri në Putin.

Putin deklaroi se konkurrenca midis Federatës Ruse dhe Ukrainës pas rënies së Bashkimit Sovjetik ishte e pashmangshme, por supozohej se do të zgjidhej në mënyrë të civilizuar.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll