Bota

Perëndimi VS Rusia! Të dyja bashkohen në një pikë, kërkojnë zbutjen e tensioneve në Veri të Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë shtoi se ka pasur kontakte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

30 Maj 2023, 16:34 Nga k.m.
Perëndimi VS Rusia! Të dyja bashkohen në një pikë,
Foto ilustruese

PRISHTINË- "Bashkimi Evropian dënon pa mëdyshje dhunën në pjesën veriore të Kosovës,"-kështu u shpreh përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell tha pak kohë më parë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. Gjithashtu, Borrel tha se veprimet e dhunshme kundër civilëve, kundër mediave, kundër autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe trupave të KFOR-it që sipas tij janë absolutisht të papranueshme dhe e vënë në një situatë shumë të rrezikshme.

“Ne, BE-ja, mbështesim fuqishëm KFOR-in e NATO-s në përmbushjen e mandatit të saj në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë,”- shtoi ai.

Përfaqësuesi i Lartë shtoi se ka pasur kontakte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

"I kërkova të dyja palëve që të marrin masa urgjente për uljen e tensioneve, menjëherë dhe pa kushte dhe duhet shmangur çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm”, nënvizoi ai.

Në fund, Josep Borrell përmendi se po punon për organizimin e një takimi dypalësh të nivelit të lartë.

Nga ana tjetër, Rusia tha sot se nevojiteshin "hapa vendimtarë" për të ulur tensionet në Kosovë pasi serbët që protestonin kundër emërimit të kryekomunarëve shqiptarë në qytetet e tyre u përplasën me trupat e NATO-s.

“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht t'i japë fund propagandës së tij të rreme dhe të ndalojë së fajësuari për ngjarjet në Kosovë serbëve të shtyrë nga dëshpërimi, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur dhe që përpiqen të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime,"-tha ministri rus. 

Ndërkohë që reagimet ende gëlojnë, situata në Kosovë vazhdon të jetë e tensionuar me përshkallëzimin e tensionit mes policisë serbe dhe asaj shqiptare. Policia dhe trupat e NATO-s u përleshën dje me protestuesit serbë në veri ku ka pasur trazira për vendosjen e kryebashkiakëve shqiptarë. Incidentet në qytetin e Zveçanit në veri të Kosovës të hënën në mbrëmje (29/05) kanë rezultuar me plagosjen e disa dhjetrave ushtarëve italianë të misionit të KFOR-it.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll