Bota

Sulmi me dron në Moskë, Rusia fajëson Ukrainën

Moska dhe zonat përreth saj u vunë në shënjestër të sulmeve me dronë, për të cilat Ministria Ruse e Mbrojtjes fajësoi Ukrainën

30 Maj 2023, 09:14 Nga m.s
Sulmi me dron në Moskë, Rusia fajëson Ukrainën
Pjesë e një ndërtese banimi e cila thuhet se është dëmtuar nga një dron ukrainas në Moskë, Rusi

RUSI- Moska dhe zonat përreth saj u vunë në shënjestër të sulmeve me dronë, për të cilat Ministria Ruse e Mbrojtjes fajësoi Ukrainën.

“Këtë mëngjes, regjimi i Kievit nisi një sulm terrorist me dron në objektiva në qytetin e Moskës”, tha Ministria e Mbrojtjes. 

“Tre prej tyre u shtypën nga lufta elektronike, humbën kontrollin dhe devijuan nga objektivat e synuara. Pesë dronë të tjerë u rrëzuan nga sistemi raketor tokë-ajër Pantsir-S në rajonin e Moskës".

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, tha se sulmi i mëngjesit të së martës shkaktoi dëme të vogla në disa ndërtesa. "Të gjitha shërbimet e urgjencës së qytetit janë në vendngjarje ... Askush nuk është lënduar rëndë deri më tani", tha Sobyanin.

Moska, rrallë herë është vënë në shënjestër të sulmeve me dronë që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, edhe pse sulme të tilla janë bërë më të zakonshme diku tjetër në Rusi. Në fillim të majit, dy dronë u rrëzuan mbi Kremlin në një sulm për të cilin fajësohej Ukraina, raporton "The Guardian".

Imazhet e postuara në rrjetet sociale treguan gjurmë tymi në qiell. Sulmi i rrallë në kryeqytetin rus erdhi pasi kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, u përball me sulmin e tretë ajror në 24 orë.

sulm me drone ne rusi ukraine

Sondazh

Poll