Aktualitet

Nis ritestimi për 28 hetuesit e BKH-së, priten përjashtime për agjentët pa rezultate në SPAK

Mësohet se ritestimi për 28 agjentët e BKH-së, ka nisur para disa ditësh dhe do të zgjasë në javët në vazhdim.  

29 Maj 2023, 18:20 Nga I.A
Nis ritestimi për 28 hetuesit e BKH-së, priten përjashtime
BKH

TIRANË- Ritestimi për agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka nisur, pas paralajmërimit të kreut të SPAK Altin Dumanit në muajin Mars. Mësohet se ritestimi për 28 agjentët e BKH-së, ka nisur para disa ditësh dhe do të zgjasë në javët në vazhdim.  

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim se si po shkon programi i ritestimit, por ka agjentë që pritet të përjashtohen nga struktura për performancë të dobët. 

Ndërkohë që vetëm tre ditë më parë në Komsionin e Ligjeve, Dumani deklaroi se BKH është tashmë një byro funksionale ndërsa shtoi se përmirësimi i punës është i ndjeshëm. I pyetur në lidhje me marrdhëniet mes SPAK dhe BKH-së, ai u shpreh se ata kanë marrdhënie të shkëlqyera pune. 

altin dumani bkh spak

Sondazh

Poll