Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Hapen mbi 85% e kutive, Erdogan drejt fitores

Deri më tani raportohet se janë hapur 85% për qind e kutive.  Erdogan duket se po shkon i sigurtë drejt fitores pasi kryeson me 54.03 %, ndërsa rivali i tij qëndron në 45.97 %.

28 Maj 2023, 17:56 Nga a.l
Zgjedhjet në Turqi/ Hapen mbi 85% e kutive, Erdogan drejt fitores
Kemal Kilicdaroglu dhe Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Qytetarët turk votuan sot për të zgjedhur presidentin e tyre për 5 vitet e ardhshme. Deri më tani raportohet se janë hapur 85% për qind e kutive.  Erdogan duket se po shkon i sigurtë drejt fitores pasi kryeson me 54.03 %, ndërsa rivali i tij qëndron në 45.97 %, shkruajnë mediat e huaja. 

Votimi ka përfunduar rreth orës 17:00 me orën lokale. Për zgjedhjen e presidentit të 13-të të Turqisë, rreth 61 milionë votues iu drejtuan sot 191,884 qendrave të votimit. Të drejtën e votës e kanë ushtruar edhe të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët e kanë kryer këtë proces nga shtëpia. 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll