Bota

PAMJET- Miu alarmon votuesit dhe komisionerët në qendrën e votimit në Turqi

Në shkollën e mesme “Fatih Sulltan Mehmet Imam Hatip” është ndërprerë procesi i votimit për pak minuta, për shkak të një miu.

28 Maj 2023, 17:45 Nga m.s
PAMJET- Miu alarmon votuesit dhe komisionerët në qendrën e
miu ne qendren e votimit

TURQI-Një situatë kaotike është krijuar në një qendër votimi në Turqi, kjo për shkak të një miu. Incidenti ka ndodhur në qytetin e İskenderun.

Në shkollën e mesme “Fatih Sulltan Mehmet Imam Hatip” është ndërprerë procesi i votimit për pak minuta, për shkak të një miu. Kjo ka bërë që shumë prej komisionerëve dhe të pranishmëve të alarmoheshin.

Votimi është pezulluar për pak kohë derisa miu u largua. Më pas votimi iu kthye normalitetit, por pamjet kanë bërë xhiron e mediave sociale. Sot fokusi është përqendruar tek raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

miu zgjedhjet turqi

Sondazh

Poll