Politike

Rama batuta me kryebashkiakun e zgjedhur në Finiq: Sa romantikë i keni këto emra, hapni një festival dashurie

Po ashtu Rama tha se qeveria është e gatshme që ta mbështesë këtë ide. 

27 Maj 2023, 18:45 Nga I.A
Rama batuta me kryebashkiakun e zgjedhur në Finiq: Sa romantikë i keni
Edi Rama

SARANDË- Kryeministri Edi Rama gjatë turit të falenderimeve ka bërë disa batuta me kryebashkiakun e zgjedhur të Finiqit, Romeo Cakulli. Rama i ka thënë kryebashkiakut se e ka emrin romantik dhe se duhet që të bëjnë një festival dashurie me libra dhe drama. Po ashtu Rama tha se qeveria është e gatshme që ta mbështesë këtë ide. 

"Faleminderit që votuat Romeon, sa romantikë i keni këto emra. Do bëjmë në Finiq një festival të dashurisë me libra, me drama, me poezitë e dashurisë, mendoje qeveria do të të mbështesë, s’ka më bukur, kreu i bashkisë Romeo ju fton në festivalin e dashurisë," tha Rama.

edi rama romeo cakulli

Sondazh

Poll