Aktualitet

VIDEO/ Rritja e rrogave të pushtetarëve, pensionistët në Elbasan: Krim ndaj nesh

Të moshuarit në Elbasan thonë se nuk e kanë pritur një vendim të tillë të qeverisë ndaj e konsiderojnë krim ndaj moshës së tretë. Ata thonë se i besuan premtimeve të Kryeministrit  ndaj dhe e votëbesuan më 14 maj.

27 Maj 2023, 16:24 Nga I.A
VIDEO/ Rritja e rrogave të pushtetarëve, pensionistët në
I moshuari

ELBASAN- Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, ku përfshihen edhe funksionarët e lartë shtetërorë, nga presidenti, te kryeministri, ministrat dhe deputetët opinioni publik shprehet i zhgënjyer.

Vecanërisht të moshuarit të cilët konsiderohen votuesit që mbajnë peshën kryesore për shkak të emigracionit  që ka përfshirë grupmoshat e tjera shprehen të prerë në bese.

Të moshuarit në Elbasan për Fax News thonë se nuk e kanë pritur një vendim të tillë të qeverisë ndaj e konsiderojnë krim ndaj moshës së tretë. Ata thonë se i besuan premtimeve të Kryeministrit  ndaj dhe e votëbesuan më 14 maj. Të revoltuar thonë se mezi sigurojnë mbijetesën aq sa shpesh i mohojnë vetes edhe një kafe.

“Jam i zhgënjyer, shumë keq, zyrtarët janë për veten jo për populin. Qeveria u kthen bërrylin pensionistëve. Skandal nuk ka më ku të vete. Ata kanë rrogë 3-fish,  unë marr 85 mijë lekë pension, as ilaçet nuk marr dot. Është tallje, në vend të na shtynin neve, ata rrisin rrogat e tyre. Nuk pi dot një kafe, shumë skandal”, tha një pensionist.

Por ka dhe nga ata që rritja e rrogave të pushtetarëve nuk i ka surprizuar.

“Ata drejtojnë gjithë vendin, iu takon”, tha një prej tyre.

rritja e pages per deputetet

Sondazh

Poll