Aktualitet

Ranë pre e korrupsionit për një...qingj! Merrnin ryshfet për të për të liruar makinat e bllokuara me dru, lirohen dy oficerët e OPGJ në Elbasan

Hetimi i SPAK zbuloi se dy oficerët kanë përfituar 100 mijë lekë të vjetra dhe një bagëti me qëllim lirimin e një kamioni të bllokuar që ishte i ngarkuar me dru.

27 Maj 2023, 14:01 Nga k.m.

 

Ranë pre e korrupsionit për një...qingj! Merrnin ryshfet për
Foto ilustruese

 

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Lulzim Hasën, sekserin e OPGJ-ve nga Elbasani dhe vetë oficerin Çelnik Toksën. Oficerët e Policisë Gjyqësore Lirian dhe Zenel Tragjini janë lënë në "detyrim paraqitjeje". "Ora News" ka siguruar përgjimet e komunikimit të Zenel Taragjini dhe babait të tij, Lirian Taragjini ku bëhej fjalë për një shumë monetare dhe një makinë.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

Më datë 06.11.2022, ora 10:16:59, ka telefonuar numri +35568..... ku ka komunikuar me shtetasin Zenel Taragjini. Me interes për hetimin është biseda që fillon nga ora 10:21:48 me përmbajtjen si më poshtë: Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, reagon Senati: Gjinushi s’ka të drejtë të krijojë institute
Folësi A +35568......... Folësi B +35569......

BISEDA:

A: E?;

B: He;

A: Tha gjë Endri për mua?;

B: Jo..;

A: Pyete gjë njeri a e nxorre makinën?;

B: Ehë e ja..(nuk kuptohet)..e me kshu thashë.. T'rri të paguaj tani 5 milion lekë..;

A: Dhe gjashtë dhe shtatë se sja ndjen k.. shumë atij o lale, po punon për kët ditë..;

B: Një milion lekë.. një milion leka dhashë..;

A: Ehe..

B: Pesëqind prokurorit, pesëqind kshu.. naj mish kur ta bëj.. therrësh.. po prokurorin ku e tako ku e tako dot ai.

Hetimi i SPAK zbuloi se dy oficerët kanë përfituar 100 mijë lekë të vjetra dhe një bagëti me qëllim lirimin e një kamioni të bllokuar që ishte i ngarkuar me dru. Për të negociuar me dy OPGJ-të është "futur" Lulzim Hasa. E nga ana tjetër, Lirim dhe Zenel Tragjini, të cilët ishin pronarët e kamionit i kanë dhënë para dhe qingjin OPGJ-ve dhe është liruar kamioni. Por përveç rastit të dokumentuar, OPGJ-të merrnin edhe nga 50 deri 100 mijë lekë për çdo automjet që lejonin të kalonte.

opgj lirim tragjini zenel tragjini

Sondazh

Poll