27 Maj 2023, 12:39
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Sezoni turistik ka nisur, e po ashtu edhe Policia kufitare ka kryer kontrolle intensive nga Saranda në Shkodër. Nga këto kontrolle janë bllokuar 4 mjete lundruese (skafe), si dhe janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë, drejtuesit e tyre, për mungesë të dokumentacionit në bord. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar 1 skaf me motorë të fuqishëm.
NJOFTIMI I POLICIË:
Policia Kufitare
Kontrolle intensive përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe liqenore nga Saranda në Shkodër. Kontrollet, në kuadër të rritjes së sigurisë detare, zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundurese, si dhe të parandalimit dhe goditjes së krimeve kufitare. Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të planit të masave, të hartuar për forcimin e kontrolleve ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare.
Si rezultat i kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, nga Saranda deri në Velipojë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 4 mjete lundruese (skafe), si dhe kanë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 20 000 lekë të rinj, drejtuesit e tyre, për mungesë të dokumentacionit në bord.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar 1 skaf me motorë të fuqishëm. Konkretisht, në Sarandë dhe në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 3 mjete lundruese dhe ka ndëshkuar me masë administrative, nga 10.000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord. Në Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar një mjet lundrues dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë të rinj, drejtuesin e tij, për mungesë dokumentacioni. Në liqenin e Shkodrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar një mjet lundures skaf me 2 motorë të fuqishëm që dyshohet se mund të përdorej për trafiqe të paligjshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht dhe ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë detare, zbatimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit në det, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.
policia kufitare
Aktualitet
27 Maj 2023, 11:44
k.m.
Foto ilustruese
Zbardhet dosja hetimore që çoi pas hekurave një grup të kultivimit të drogës 8 nga 13 persona në kuad&...
Aktualitet
27 Maj 2023, 11:22
k.m.
Nadire dhe Shefki Kurti
ITALI- Nadire Kurti, 69-vjeçarja shqiptare është dënuar sot nga Gjykata e Asamblesë së Rovigos me 1...
Aktualitet
27 Maj 2023, 11:20
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Europol mbështeti autoritetet gjermane dhe belge për të goditur një grup të krimit të organizuar t&...
Aktualitet
27 Maj 2023, 10:57
k.m.
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se si fëmijët e adoleshentët bien në rrjetën e zezë të platfo...
Aktualitet
27 Maj 2023, 10:49
k.m.
Habib Rexha
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Habib Rexhën, vrasësin e Arjan ...
Aktualitet
27 Maj 2023, 10:02
k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e pestë të megaoperacionit të koduar “Imazhi”, e gjit...
Aktualitet
27 Maj 2023, 09:57
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Një konflikt banal mes dy personave ka ndodhur pranë shkollës "Ismail Qemali" në Vlorë. Nga të dh...
Aktualitet
27 Maj 2023, 08:54
f.i
BERAT- Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohen se janë autorët e plagosjes me armë zjarri të ...
Aktualitet
27 Maj 2023, 08:33
f.i
Autorët janë larguar nga vendngjarja me një makinë të tipit 'Toyota Yaris' me targa 'Ab 243 DC'. Mësohet se drejtuesi i mjetit i...
Aktualitet
27 Maj 2023, 07:47
f.i
TIRANË- Shqipëria sot do të jetë nën pushtimin e një moti të paqëndrueshëm. Pjesa e parë e ditës paraqite...