Aktualitet

Aksident në Sarandë, plagoset 26-vjeçarja

26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

27 Maj 2023, 16:02 Nga k.m.
Aksident në Sarandë, plagoset 26-vjeçarja
Foto ilustruese

SARANDË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Sarandë, ku një 26-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”. E reja me iniciale E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

sarande

Sondazh

Poll