Aktualitet

VD-Ekzekutoi Arjan Gosën, lihet në burg Habib Rexha, mohon motivin e gjakmarrjes: E bëra nga frika! "Arrest shtëpie" për shokun e tij

Habib Rexha ka deklaruar se nuk e vrau për gjakmarrje por se ndjehej i kërcënuar prej tij, ndaj edhe vendosi që ta vriste.

27 Maj 2023, 10:49 Nga k.m.
VD-Ekzekutoi Arjan Gosën, lihet në burg Habib Rexha, mohon motivin e
Habib Rexha

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Habib Rexhën, vrasësin e Arjan Gosës në Kavajë, i cili akuzohet për vrasje me dashje për gjakmarrje. Në seancën e sotme, Gjykata vendosi "arrest shtëpie" për Ervis Kurtin, i cili ndihmoi Rexhën për t’u larguar pas vrasjes. Edhe sot në Gjykatë ai tha se nuk kishte asnjë ide për vrasjen e ndodhur. Shoku i tij, para gjyqtarit Olti Skrame, Habib Rexha ka deklaruar se nuk e vrau për gjakmarrje por se ndjehej i kërcënuar prej tij, ndaj edhe vendosi që ta vriste ai i pari, para se Arjan Gosa t'i sulmonte familjen. 

“Arjani kur u kthye nga Italia kishte thënë se do të na e shuante familjen. Shoku im nuk kishte dijeni se çfarë kisha bërë,”-tha i arrestuari në fjalën e tij, duke pranuar edhe njëherë krimin.

Pasi e qëlloi me pistoletë, Habib Rexha u largua për në vendlindjen e tij, në Kukës, por u vetëdorëzua në Polici. Ndërsa shoku i tij u prangos disa ditë më pas, pasi akuzohet për bashkëpunim në krim.

HASMËRIA MES FAMILJEVE

Sherri mes dy familjeve ka nisur në muajin mars të këtij viti kur u përplasën Edmond Gosa dhe Altin Rexha. E gjitha pasi Gosa e shau për origjinën dhe i tha "malokët nuk kanë vend në Kavajë" dhe më pas nisi ta qëllonte me thikë edhe pse kishte të birin e mitur për dore. Rexha e qëlloi me armë zjarri, e si përfundim të dy ndërruan jetë në vend. Por situata nuk është qetësuar! Kur familja Gosa mendonte se hasmëria ishte mbyllur sepse të dy të përfshirët në ngjarje kishin vdekur, kishin harruar djalin e mitur. Familja Rexha e konsideronte edhe atë si një viktimë të mundshme, ndaj edhe Habib Rexha u kthye nga Gjermani për të marrë hakun dhe më pas u largua në drejtim të Kukësit. Deri në vetëdorëzimin që bëri dje. 

habib rexha vritet arjan gosa

Sondazh

Poll