27 Maj 2023, 11:22
Nga k.m.
Nadire dhe Shefki Kurti
ITALI- Nadire Kurti, 69-vjeçarja shqiptare është dënuar sot nga Gjykata e Asamblesë së Rovigos me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e bashkëshortit të saj 72-vjeçar Shefki Kurti. Sipas mediave italiane, trupi i burrit ishte copëtuar dhe më pas ishte vendosur në disa thasë plehrash të hedhura në kanalin Adigetto.
Gruaja kishte rrëfyer më 18 gusht të shkuar dhe shpjegoi se kishte përdorur thika për të vrarë dhe copëtuar burrin e saj, që të mund ta transportonte më lehtë drejt Adigetto-s. Zbulimi i pjesëve të trupit u bë më 31 gusht, kur këmba e tij e djathtë doli në sipërfaqe, e më pas hetuesit gjetën edhe pjesët e tjera të trupit të copëtuar të shqiptarit.
Prokurori shpjegoi se brutaliteti i këtij krimi i kishte bërë hetuesit që të mendonin pista të tjera fillimisht. Në fakt së pari u fol për një lidhje me krimin e organizuar, më pas u mendua se kishte probleme familjare. Por më vonë u zbulua se Nadirja kishte probleme psikologjike. Prej vitesh ajo ndiqej nga një psikiatër. Po ashtu, ajo ishte e shtruar në psikiatri në Gusht të vitit të kaluar për simptoma të çrregullimit të personalitetit. Nadire Kurti ishte e bindur se bashkëshorti i saj e tradhëtonte me një grua shqiptare ,e cila i kishte kërkuar 90 mijë euro.
"Më keqtrajtonte, më rrihte, më kërkonte që të ikja se do të shishte shtëpinë. Më kishte kërcënuar disa herë se do më vriste e do më bënte copë copë, dhe atë ditë më kërcënoi o do vdisja une o do vdiste ai,"- kështu ka deklaruar ajo gjatë rrëfimit të saj.
Derisa më pas e vrau.
nadire kurti shefki kurti
Aktualitet
27 Maj 2023, 11:20
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Europol mbështeti autoritetet gjermane dhe belge për të goditur një grup të krimit të organizuar t&...
Aktualitet
27 Maj 2023, 10:57
k.m.
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se si fëmijët e adoleshentët bien në rrjetën e zezë të platfo...
Aktualitet
27 Maj 2023, 10:49
k.m.
Habib Rexha
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Habib Rexhën, vrasësin e Arjan ...
Aktualitet
27 Maj 2023, 10:02
k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e pestë të megaoperacionit të koduar “Imazhi”, e gjit...
Aktualitet
27 Maj 2023, 09:57
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Një konflikt banal mes dy personave ka ndodhur pranë shkollës "Ismail Qemali" në Vlorë. Nga të dh...
Aktualitet
27 Maj 2023, 08:54
f.i
BERAT- Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohen se janë autorët e plagosjes me armë zjarri të ...
Aktualitet
27 Maj 2023, 08:33
f.i
Autorët janë larguar nga vendngjarja me një makinë të tipit 'Toyota Yaris' me targa 'Ab 243 DC'. Mësohet se drejtuesi i mjetit i...
Aktualitet
27 Maj 2023, 07:47
f.i
TIRANË- Shqipëria sot do të jetë nën pushtimin e një moti të paqëndrueshëm. Pjesa e parë e ditës paraqite...
Aktualitet
27 Maj 2023, 07:26
f.i
pamje nga vendngjarja
KUÇOVË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mesantë në Kuçovë, ku autori ...
Aktualitet
26 Maj 2023, 22:34
m.s
foto nga vendngjarja
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë ish-Ekspozitës, ku raportohet se ...