Aktualitet

ME VIDEO/ Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet tjetrin me shishe në kokë

Fillimisht personat e përfshirë në konflikt kanë debatuar verbalisht dhe më pas janë përleshur, madje dhe një prej tyre është qëlluar me shishe në kokë.

27 Maj 2023, 09:57 Nga k.m.
ME VIDEO/ Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet
Foto ilustruese

VLORË- Një konflikt banal mes dy personave ka ndodhur pranë shkollës "Ismail Qemali" në Vlorë. Nga të dhënat e deritanishme bëhet me dije se të përfshirët në sherr kanë qenë të dehur në momentin e sherrit mes tyre.

Fillimisht personat e përfshirë në konflikt kanë debatuar verbalisht dhe më pas janë përleshur, madje dhe një prej tyre është qëlluar me shishe në kokë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e e parë mjekësore, ndërsa personi tjetër është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës. Megjithatë Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

 

vlore

Sondazh

Poll