Sport

Haaland nuk e heq nga mendja ‘recitalin’ ndaj Real Madridit: "Është pjesa e parë më e mirë që kam parë në jetën time"... (VD)

Sulmuesi i Cityt e pranon se është një nga të paktat ndeshje që ka parë sërish

27 Maj 2023, 10:45 Nga DOSJA

Haaland nuk e heq nga mendja ‘recitalin’ ndaj Real Madridit:

ANGLI - Me Cityn ka luajtur 58 ndeshje këtë sezon, por në kujtesën e Haaland një është e vështirë të harrohet: ajo ndaj Real Madridit në ‘Etihad’. Norvegjezi luajti në një natë të paharrueshme për një ekip anglez, që kaloi mbi ‘los blancos’ në Champions League për të nënshkruar një ‘recital’ që bëri xhiron e botës.

Nata la një kujtim aq të mirë për Haaland, saqë ai nuk hezitoi ta shikonte sërish ndeshjen për të shijuar ‘recitalin’. Dhe sulmuesi nuk bëri gjë tjetër veçse konfirmoi ndjenjat që kishte sapo mbaroi ndeshja dhe pas fitores 4-0 ndaj kampionit aktual të Europës: “Kur pashë sërish pjesën e parë kundër Real Madridit dhe kjo është një nga ndeshjet e pakta. E kam parë përsëri... Mendoj se është më e mira që kam parë në jetën time nga një ekip futbolli”.

Haaland nuk e heq nga mendja ‘recitalin’ ndaj Real Madridit:

Haaland e ka rrëfyer këtë episod, pasi është shpallur futbollisti i vitit në Angli. Pas marrjes së çmimit, ai gjithashtu pranoi se Premier është liga më e mirë në botë dhe se ai kurrë nuk kishte dyshime se ku ishte e ardhmja e tij pasi vendosi të largohej nga Dortmundi. 

"E dija që do të luaja në Premierligë dhe e dija që do të luaja për ekipin e madh që është City. Është një gjë shumë e mirë, sigurisht që vjen sezoni i parë dhe merr këtë çmim. Është diçka speciale dhe e vlerësoj shumë”, ka pranuar Haaland, i cili ka realizuar 52 gola në të gjitha garat.

"Është një nder të fitosh një çmim kaq prestigjioz. Faleminderit të gjithëve që votuan për mua. Natyrisht kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme që kam nga të gjithë në City,"- tha sulmuesi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll