Sport

Një gjarpër i madh ndërpret ndeshjen e futbollit, arbitri ia fut vrapit!

Ka qenë një gjarpër i madh që është shfaqur pranë vijës së jashtme dhe ka trembur aq shumë ndihmës arbitrin, saqë ai është larguar me nxitim drejt arbitrit kryesor, i cili më pas ka kërkuar nga personat që sigurojnë ndeshjen që të largojnë “mysafirin” e paftuar.

27 Maj 2023, 09:25 Nga DOSJA

Një gjarpër i madh ndërpret ndeshjen e futbollit, arbitri ia fut

SERBI - Një ngjarje e pazakontë në fushat e futbollit në Serbi. Një gjarpër e ndërpreu lojën. Në ndeshjen ndërmjet vendasve Radnički nga Rudovaci dhe Omladinc nga Veliko Polje, në kuadër të Ligës së Parë të Beogradit, Grupi B, arbitri e ndërpreu lojën për disa minuta.

Një gjarpër i madh ndërpret ndeshjen e futbollit, arbitri ia fut

Ka qenë një gjarpër i madh që është shfaqur pranë vijës së jashtme dhe ka trembur aq shumë ndihmës arbitrin, saqë ai është larguar me nxitim drejt arbitrit kryesor, i cili më pas ka kërkuar nga personat që sigurojnë ndeshjen që të largojnë “mysafirin” e paftuar.

Kjo ka shkaktuar të qeshura te publiku që gjithësesi e shihte nga larg skenën, duke shijuar atë moment, ndërsa një punëtore me pantallona të shkurtra dhe pantofla plazhi ka përzënë gjarprin nga fusha me fshesë.

Një gjarpër i madh ndërpret ndeshjen e futbollit, arbitri ia fut

U dëgjuan komente që plasën të qeshurat:

- Gjyqtari ishte i shkujdesur! Shko vrapo!

- Zot, ai nuk është i vogël!

- Lëreni të shkojë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll