Aktualitet

Parandalohet ATENTATI në Elbasan! Do të vriste një të dënuar për drogë, shpallet në kërkim 23-vjeçari! Arrestohet shoku i tij (EMRAT)

Arma kishte fishek në fole dhe ishte gati për qitje.

26 Maj 2023, 10:27 Nga k.m.
Parandalohet ATENTATI në Elbasan! Do të vriste një të
Foto ilustruese

ELBASAN- Një atentat është parandaluar sot në Elbasan. Brikin Rusta, 23-vjeç nga Elbasani është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi ka tentuar që të vriste një të dënuar për drogë, me të cilin ishte konfliktuar disa ditë më parë për arsye banale.

Ngjarja e rëndë është parandaluar nga policia e Elbasanit, të cilët kanë bërë të mundur lokalizmin 23-vjeçarit që dyshohet se do të kryente vrasjen Mariglen Hidës 24 vjeç, i dënuar 2 herë më parë, për trafik të lëndëve narkotikëve. Kur e kuptoi që u pikas nga Policia, në pamundësi për të realizuar planin e tij të vrasjes, Brikin Rusta në rrugën “Tomorr Sinani” ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe më pas është larguar. Në mes të rrugës u gjet arma e zjarrit tip "kallashnikov" me fishek në fole gati për qitje.

23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Policia vuri në pranga 41-vjeçarin dhe shpalli në kërkim Brikin Rustës, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22-vjeç, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i Brikin Rustës për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Por por ashtu, pas ngjarjes, Policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan. Atij ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Plani”. Falë inteligjencës informative dhe ndërhyrjes në kohë, Policia e Elbasanit parandalon një ngjarje kriminale. Dyshohet se do vriste një shtetas me precedent kriminal, të cilin po e kërkonte për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre, si rezultat i kontrollit të Policisë në terren, 23-vjeçari nuk mundi të kryente vrasjen. Ky shtetas hodhi armën e zjarrit në rrugë dhe u largua për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë. Vijon kontrolli i zonës për lokalizimin dhe kapjen e tij. Shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër, i dyshuar bashkëpunëtor i 23-vjeçarit për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Ndërkohë, kapet dhe vihet në pranga një 41-vjeçar (lidhje shoqërore e 23-vjeçari), pasi iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak. Sekuestrohen 2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 PMSH), municion luftarak, lëndë narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë. Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas i pajisur me armë zjarri, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (me të cilin ishte konfliktuar para disa ditësh), kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e kësaj ngjarjeje kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetin e Elbasanit, me qëllim parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit që dyshohet se kishte planifikuar të kryente vrasjen. Shtetasi B. R., 23 vjeç, banues në Elbasan, në pamundësi për të realizuar planin e tij, si rezultat i presionit policor në terren, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. B., 41 vjeç, banues në Elbasan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. R., 23 vjeç dhe K. S., 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i shtetasit B. R. për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale). Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijonë hetimet e thelluara, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan brikin rusta mariglen hida klaudjo sulmina

Sondazh

Poll