Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal në Morinë, bien në pranga gjashtë sirianë dhe algjerianë (EMRAT)

Mësohet se trafikantët kanë qenë të armatosur dhe hapën zjarr ndaj policisë shqiptare pasi autoritetet u vunë në ndjekje të tyre.

26 Maj 2023, 10:13 Nga k.m.
Shkatërrohet grupi kriminal në Morinë, bien në pranga
Foto ilustruese

KUKËS- Zbulohen emrat e personave të prangosur që qëlluan me armë zjarri ndaj Policisë së Shtetit në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në Kukës dhe si pasojë, Policia ka mundur që të arrestojë 6 shtetas sirianë, ndërsa një i 7 ka mundur që të largohet. Mësohet se trafikantët kanë qenë të armatosur dhe hapën zjarr ndaj policisë shqiptare pasi autoritetet u vunë në ndjekje të tyre.

Të arrestuarit: –Ayoub Bahhoo 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir 25 vjeç, Nagid Alabdahah 20 vjeç, Muhamed Shehab 21 vjeç, Mohamed Radaëin 20 vjeç dhe Rabii Lqadi 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Sultan Grimashi 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.

operacioni strukturimi

Sondazh

Poll