Sport

Dortmund/ Jude Bellingham është ende i dyshimtë për ndeshjen e titullit ndaj Mainz

Jude Bellingham përflitet se do të kalojë te Real Madridi, por do të donte të luante të shtunën dhe të drejtonte skuadrën e tij drejt titullit

25 Maj 2023, 21:50 Nga DOSJA
Dortmund/ Jude Bellingham është ende i dyshimtë për ndeshjen

GJERMANI - Dortmundi pret Mainzin të shtunën (16:30) dhe me një fitore kurorëzohet kampion i Gjermanisë, pas njëmbëdhjetë vitesh. 

Kjo ndeshje duhet të llogaritet edhe si lamtumira e Jude Bellingham te verdhezinjtë, i cili pritet të transferohet në Madrid në verë për llogari të Realit. Por ndërkohë raportohet se mesfushori anglez po përballet me një dëmtim në gju dhe është në dyshim për ndeshjen e së shtunës.

“Ka ende një pikëpyetje për Judën. Ai ka qenë në gjendje të përshpejtojë stërvitjen e tij, gjë që është e mirë, por ai ende nuk ka qenë në gjendje të stërvitet me ne në fushë. 

Do të shohim sot dhe nesër dhe më pas do të vendosim nëse kjo mjafton për t'i dhënë atij një vend në formacion. Ne e duam patjetër në ekip të shtunën”,- tha trajneri i Borussias, Edin Terzic.

Për shkak të problemit fizik, Bellingham humbi edhe ndeshjen e javës së kaluar kundër Augsburgut, ku Dortmundi fitoi 3-0 dhe mori... një fillim në garën për titull, duke përfituar nga humbja e Bayern Munich ndaj Leipzig.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll