Aktualitet

Denoncimi i zëdhënësit të fushatës të Fredi Belerit: Policia po më përgjon mua dhe vëllain tim, kanë vendosur çip në makinë

Dhuli deklaroi se vëllai i tij mekanik, s’ka asnjë lidhje me politikën, mirëpo sërish po e përgjojnë.

25 Maj 2023, 20:58 Nga A.B
Denoncimi i zëdhënësit të fushatës të Fredi
Klodiana Lala dhe Skerdjan Dhuli

TIRANË- Zëdhënësi i fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli ka deklaruar se është vënë nën përgjim i gjithë shtabi elektoral i Fredi Belerit, madje dhe familjarëve të tyre. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në 'Të paekspozuarit' ai tha se makinës së vëllait të tij dhe atë personale iu është vendosur çip nga policia dhe nuk përgjohej ai, por vëllai i tij mekanik, që s’ka asnjë lidhje me politikën.

"Më ka vendosur edhe mua në përgjim. Unë shtetasin Arsen Rama nuk e kam takuar asnjëherë. Policia ka vendosur cim makinave, unë e kam një në makinën time dhe përgjon vëllain tim që nuk është marrë me politikë. Pse më përgjon mua dhe vëllain tim, është mekanik, nuk ka lidhje ai.

Kam procesverbalin, im vëlla ka menduar ta shkrijë makinën vetëm për atë përgjues"- tha Dhuli.

Artan Hoxha: E ke gjetur përgjuesin?

Dhuli: Pse ç'më di ti mua? Prodhues i Peugeo-t?

skerdjan dhuli

Sondazh

Poll