Aktualitet

Ndërhynë në lumin Mat për shfrytëzimin e inerteve, IKMT sekuestron tre fadroma

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka sekuestruar tre automjete të tipit fadromë, pasi po kryenin ndërhyrje në lumin Mat, me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi

25 Maj 2023, 20:40 Nga m.s
Ndërhynë në lumin Mat për shfrytëzimin e inerteve, IKMT
foto ilustruese

MILOT- IKMT ka sekuestruar tre fadroma në Milot, pasi po kryenin punime me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtratin e lumit Mat.

Mbrëmjen e djeshme, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka sekuestruar tre automjete të tipit fadromë, pasi po kryenin ndërhyrje në lumin Mat, me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi. Pas marrjes së informacionit, aty shkoi edhe policia.

Aksione të tilla nga IKMT ka pasur edhe një muaj më parë pranë urës së Drashovicës, si dhe një javë më parë po në Milot si pasojë e të cilave janë sekuestruar dy automjete tip fadromë, që po kryenin ndërhyrje në grykëderdhje të lumit Mat.

lumi mat inerte fadroma

Sondazh

Poll