Politike

Meta takim me Granoff, në fokus mbështetja që AADF po u jep të rinjve shqiptarë (FOTO)

Meta takon Granoff, vlerësim për angazhimin e AADF për programet zhvillimore të Shqipërisë

25 Maj 2023, 16:02 Nga m.s
Meta takim me Granoff, në fokus mbështetja që AADF po u jep
foto nga takimi

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim sot me Kryetarin e Bordit të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim, Michael Granoff. Meta vlerësoi mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit.

Ja se çfarë shkruan Ilir Meta

Kënaqësi të takohesha sot me Kryetarin e Bordit të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim, z. Michael Granoff dhe të vlerësoja angazhimin e AADF për programet zhvillimore të Shqipërisë, dhe veçanërisht për shtimin e mundësive në edukimin e brezave të rinj dhe rritjen profesionale të tyre.

ilir meta aadf michael granoff

Sondazh

Poll