Politike

Rinumërimi i votave në Pukë/ Vasili: Zgjedhjet kanë rënë, këto janë "fitoret" me erë të qelbur mafioze të Edi Ramës

Ai thotë se këto zgjedhje ishin të manipuluara dhe se procesi i numerimit te votave ishte mafioz. 

25 Maj 2023, 15:38 Nga m.s
Rinumërimi i votave në Pukë/ Vasili: Zgjedhjet kanë
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për zgjedhjet vendore të 14 majit. Reagimi i tij vjen pas rinumërimit të kutive të votimit nga KAS ku rezultoi se PSD-ja e drejtuar nga Tom Doshi doli me 72 vota fiktive tepër, pasi nga 190 vota që figuronin në tabelën përmbledhëse të miratuar nga KZAZ, në kuti u gjetën vetëm 118 vota për këtë subjekt. Gjithashtu pas rinumërimit të një kutie, që i përkiste Qendrës së Votimit  0425/0, u konstatua se 64 vota që i përkisnin subjektit zgjedhor Partia Republikane ishin llogaritur si vota për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në fund të rinumërimit doli me zero vota. Ai thotë se këto zgjedhje ishin të manipuluara dhe se procesi i numerimit te votave ishte mafioz. 

Ja se çfarë shkruan Petrit Vasili

Bien perfundimisht zgjedhjet e 14 majit , ja provat shokuese te numerimit stalinist!! Provohet me fakte shokuese numerimi stalinist i votave, pra s'ka rendesi si votohet se rilindasit i numerojne siç duan.

Bie perfundimisht edhe procesi i numerimit te votave si mafioz dhe i manipuluar. Neper kutite e votimit, zbulohen nga vete KQZ, nga rinumerimi se dhjetra vota jane manipuluar pra i jane hequr nje partie dhe jane dhene partive te tjera.

Vetem ne nje kuti 64 vota i ishin dhene nje partie dhe pas rinumerimit doli qe kishte zero vota. Numerimi i votave provohet me fakte qe eshte i shkaterruar, i manipuluar dhe i vjedhur dhe çdo rezultat eshte nje rezultat jo legjitim dhe i manipuluar.

Tanime keto zgjedhje jane perfundimisht te rëna dhe s'ka me asnje lloj alibie qe i certifikon dhe i shpeton dot ato. Pergjegjesit qe nga Kreu deri tek me i fundit numerues duhet te shkojne ne burg se kane vjedhur ne menyre mafioze vullnetin e shqiptareve. Asnje leshim nuk ka per shkaterruesit e votes se lire dhe vjedhjen mafioze te votes nga Edi Rama. Keto jane "fitoret" me ere te qelbur mafioze te Edi Rames, te cilin qytetaret as e duan dhe as e votojne, por e urrejne, ndaj ai paguan qindra milion euro per te blere vota, per te blere numerues dhe per te manipuluar zgjedhjet.

 

Rinumërimi i kutive të Pukës

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) konstatoi të mërkurën parregullsitë e para të procesit zgjedhor të 14 majit pas rinumërimit të fletët e votimit në 5 kuti për këshillin e bashkisë Pukë, ku u gjetën dhjetëra vota fiktive kryesisht në favor të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Pas rinumërimit të një kutie, që i përkiste Qendrës së Votimit 0425/0, u konstatua se 64 vota që i përkisnin subjektit zgjedhor Partia Republikane ishin llogaritur si vota për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në fund të rinumërimit doli me zero vota.

Ndërkohë, në QV 0415/00, u gjetën 4 vota shtesë për FRD, 1 votë shtesë për PD, 1 votë shtesë për PSD dhe një votë mangët për ALD. KAS mori vendim për të rihapur këto kuti pas kërkesave ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe Partisë Aleanca Progresiste LZHK. Të dy partitë kundërshtonin vendimin e KZAZ 07 në bashkinë Pukë, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme dhe ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të Këshillit Bashkiak Pukë, sipas rezultatit të rinumërimit. KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese, ku u shfaqen pamjet filmike të numërimit të votave, që tregonin në disa raste votat për Partinë Republikane edhe pse në tabelën përfundimtare ky subjekt figuronte me zero vota. Nga kqyrja e fletëve të votimit rezultuan dhe disa diferenca të vogla me 1-2 vota që u përkisnin subjekteve të tjera zgjedhore. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga kqyja e fletëve të votimit.

petrit vasili zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll