'14 maji'/ KQZ certifikon rezultatin për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendorë në 12 bashki
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit p&...
Me 93 vota pro Kuvendi ka miratuar ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që rrit pagat e tyre.
TIRANË- Me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim dhe 5 që nuk morën pjesë në votim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme tre projektligjet për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike.
Ishte drejtuesja e seancës së sotme, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ajo e cila lajmëroi se projektligji do të votohet në orën 14:30 para përfundimit të seancës, për shkak se Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të nisej për një udhëtim dy ditor në Itali. Ajo shtoi se Presidenti e ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të ligjit.
“Ndërkohë kolegë ju njoftoj që Presidenti i Republikës ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paketës së ligjeve për shkak edhe të largimit të tij në një vizitë jashtë vendit, në orën 14:30 ne do të votojmë përpara se të përfundojë seanca. Kështu që secili nga kolegët të shikojë edhe radhën e diskutimeve të tij në fjalë sepse në atë orë do të ndërpriten diskutimet për të kaluar në votim”, tha Felaj.
Më pas nisi procesi i votimit. Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha (i cili paralajmëroi se nuk do e votonte projektligjin) nuk ishin në sallë.
Deputetët votuan për pagat në institucionet kushtetuese, duke dhënë 95 pro, 0 abstenim, 3 kundër, 5 nuk morët pjesë në votim.

Deputetët që votuan kundër ishin Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda. Nga ana tjetër, Kuvendi miratoi edhe reformën e pagave në institucionet kushtetuese. Ndryshimet në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash, mirëpo u bashkuan forcat e dy kampeve dhe u miratua me 93 vota për rritjen e pagave të tyre.
Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%./Dosja.al
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit p&...
Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja me marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali iu është drejtuar kryedemokratit Sali Beri...
TIRANË- Nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj ka deklaruar se duhet që të votohet sa më shpejt projektligjin për r...
Lulzim Basha TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili qesh...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se çmimet e larta të ushqimeve dhe produkteve ësht...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend kundër projektligjit për rritjen e pagave pë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot deputetin demokrat Dashnor Sula, pasi ky i fundit deklaroi se shtesën e tij të pagës d...
Arben Ahmetaj TIRANË- Deputeti socialist Arben Ahmetaj ka delaruar se rritja e pagës për administratën është politkë...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish rastin e Tom Doshit dhe votat që ia mblodhi përmes Partisë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka propozuar që në parlament të vendosen gjoba për depu...