Bota

Anija me kontenjerë bllokohet në Kanalin e Suezit, zhvendoset përmes rimorkiatorëve

Kompania më herët bëri me dije se pas pak orësh mjeti lundures është zhvendosur përmes rimorkiatorëve.

25 Maj 2023, 09:01 Nga a.l
Anija me kontenjerë bllokohet në Kanalin e Suezit, zhvendoset
Kanali i Suezit

Agjenti i transportit 'Leth Agencies' ka njoftuar se një anije me kontejner është bllokuar në Kanalin e Suezit. Kompania më herët bëri me dije se pas pak orësh mjeti lundures është zhvendosur përmes rimorkiatorëve.

"Autoriteti i Kanalit të Suezit ka rikthyer me sukses M/V XIN HAI TONG 23 në orën 07:40," tha Leth në një postim në Twitter.  

Sipas gjurmuesit të anijes 'Marine Trafic', anija, e cila lundronte nën flamurin e Hong Kongut, kishte qenë jo nën komandë pranë skajit jugor të kanalit, i pozicionuar në një kënd pranë anës lindore të kanalit. Gjurmuesi tregoi gjithashtu se kishte tre rimorkiatorë egjiptianë që rrethonin anijen, shkruan BBC

Dy vjet më parë, Kanali i Suezit, një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë, ishte i pakalueshëm për gati një javë pasi një anije gjigante me kontejnerë u bllokua. 

kanali i suezit

Sondazh

Poll