Bota

Letonia dhe Estonia krahë Ukrainës: Drejtësia ndërkombëtare të ndëshkojë Rusinë për krimet e luftës

Lidhur me aspiratat e Ukrainës në NATO, Tsahkna tha se është e rëndësishme t'u dërgohet një mesazh i qartë ukrainasve se ata kanë një të ardhme të parashikueshme si anëtarë. 

25 Maj 2023, 08:40 Nga a.l
Letonia dhe Estonia krahë Ukrainës: Drejtësia
Edgars Rinkevics

LITUANI- Ministrat e jashtëm të Letonisë dhe Estonisë deklarojnë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse nga drejtësia ndërkombëtare për krimet e kryera në Ukrainë. 

Ministri i Jashtëm Edgars Rinkevics ka zhvilluar një takim me homologun e tij estonez Margus Tsahkna në kryeqytetin e Letonisë, Riga. Mediat e huaja raportojnë se në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet, bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, situata e sigurisë në rajon dhe mbështetja për Ukrainën.

Tsahkna theksoi në një konferencë shtypi pas takimit, se vendet baltike janë etiketuar "histerike" në lidhje me Rusinë. "Për fat të keq, ne kemi pasur të drejtë dhe besoj se mesazhi ynë tani është më i fortë dhe merret më seriozisht", tha ai. 

Lidhur me aspiratat e Ukrainës në NATO, Tsahkna tha se është e rëndësishme t'u dërgohet një mesazh i qartë ukrainasve se ata kanë një të ardhme të parashikueshme si anëtarë. 

edgars rinkevics

Sondazh

Poll