Bota

Pasojat e luftës CIVILE/ OKB ngre alarmin: Mbi 1.3 milionë banorë janë larguar nga Sudani, 320 mijë në vendet fqinje

Lufta ka detyruar mbi 1 milion njerëz të lënë shtëpitë e tyre në zona më të sigurta brenda Sudanit. Rreth 320,000 të tjerë kanë ikur në vendet fqinje të Egjiptit, Sudanit të Jugut, Çadit, Etiopisë, Republikës së Afrikës Qendrore dhe Libisë.

25 Maj 2023, 08:16 Nga a.l
Pasojat e luftës CIVILE/ OKB ngre alarmin: Mbi 1.3 milionë banorë
Lufta në Sudan

SUDAN- Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara zbulon se më shumë se 1.3 milione njerëz janë zhvendosur nga Sudani, për shkak të luftimeve të ashpra që janë duke u zhvilluar mes dy gjeneralëve ushatarakë për pushtet. 

Lufta ka detyruar mbi 1 milion njerëz të lënë shtëpitë e tyre në zona më të sigurta brenda Sudanit. Rreth 320,000 të tjerë kanë ikur në vendet fqinje të Egjiptit, Sudanit të Jugut, Çadit, Etiopisë, Republikës së Afrikës Qendrore dhe Libisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Konflikti i armatosur nisi më 15 prill pas muajsh të përshkallëzuar tensionesh midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel-Fattah Burhan, dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë të komanduara nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo. Konflikti shkatërroi shpresat sudaneze për të rivendosur tranzicionin e brishtë të vendit drejt demokracisë, i cili u ndërpre nga një grusht shteti ushtarak i udhëhequr nga dy gjeneralët në tetor 2021.

Deri më tani raportohet për më shumë se 863 civilë të vrarë, duke përfshirë të paktën 190 fëmijë. Ndërsa numri i të plagosurve është rritur në më shumë se 3,530 të tjerë. Vendi është drejt kolapsit. Zonat urbane në kryeqytet, Khartoum dhe qytetin fqinj të tij Omdurman janë kthyer në terrene beteje.

lufta ne sudan

Sondazh

Poll