Bota

Raporti turko-musliman DITIB: Në vitin 2022 në Gjermani u sulmuan 35 xhami

Në vitin 2022, të paktën 35 xhami u vunë në shënjestër të sulmeve, 19 prej tyre të motivuara nga islamofobia dhe tetë sulme të tjera të kryera nga ekstremistët e krahut të djathtë. Në shtatë raste, sipas raportit, ndjenja antiturke ishte motivimi kryesor i të dyshuarve.

25 Maj 2023, 08:46 Nga a.l
Raporti turko-musliman DITIB: Në vitin 2022 në Gjermani u sulmuan 35
Gjermani

GJERMANI- Një raport i publikuar së fundmi nga grupi turko-musliman DITIB, zbulon se të paktën 35 xhami janë sulmuar në Gjermani vitin e kaluar, të cilat janë sulme të motivuara nga islamofobia dhe ekstremizmi i djathtë në vend. Në raportin 32 faqesh analizohen krimet e urrejtjes, kërcënimet dhe sulmet që synojnë xhamitë dhe organizatat islamike në Gjermani në vitin 2022.

Sipas ekspertëve të DITIB, dhuna kundër myslimanëve ishte e lidhur ngushtë me zhvillimet sociale dhe politike në vend, si dhe me debatet publike për emigrantët, myslimanët dhe islamin.

“Debatet polarizuese dhe jo objektive, një rritje e stigmatizimit (veçanërisht demonizimi i muslimanëve), po çojnë në një rritje të sulmeve që synojnë xhamitë,” shkruajnë ekspertët në raportin e tyre.

Në vitin 2022, të paktën 35 xhami u vunë në shënjestër të sulmeve, 19 prej tyre të motivuara nga islamofobia dhe tetë sulme të tjera të kryera nga ekstremistët e krahut të djathtë. Në shtatë raste, sipas raportit, ndjenja antiturke ishte motivimi kryesor i të dyshuarve.

Ekstremistët e krahut të majtë dhe pasuesit e grupit terrorist PKK dyshohet se ishin pas disa sulmeve që synonin xhamitë. Vitet e fundit, Gjermania ka dëshmuar një rritje të racizmit dhe islamofobisë, të nxitur nga propaganda e grupeve dhe partive të ekstremit të djathtë që kanë shfrytëzuar krizën e refugjatëve dhe janë përpjekur të ngjallin frikë tek emigrantët, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjermania, me një popullsi prej mbi 84 milionë banorësh, ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Sipas shifrave zyrtare, ajo është shtëpia e gati pesë milionë myslimanëve. 

gjermani

Sondazh

Poll