Sport

Spektakël dhe 'show' në “Amex Stadium”, por Brighton dhe Man.City ndajnë pikët…

Brighton dhe Man.City barazojnë 1-1 dhe ndajnë pikët në një ndeshje të javës së 32-të. Haaland i anulohet një gol, ndërsa skuadra e italianit De Zerbit përforcon pozitat në vendin e gjashtë, që përkthehet në Europa League

24 Maj 2023, 23:23 Nga DOSJA
Spektakël dhe 'show' në “Amex Stadium”, por

ANGLI - Në një ndeshje të javës së 32-të të prapambetur, Brighton dhe Manchester City ndajnë nga një pike, pas barazimit 1-1, që nuk kishte aspak rëndësi në objektivat dhe renditjen e dy skuadrave.

Me Manchester Cityn që ka siguruar titullin kampion dhe Brightonin që ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League për herë të parë në histori, rezultati ishte i fundit që kishte rëndësi në këtë takim.

Megjithatë në “Amex Stadium” u zhvillua një lojë mjaft i bukur, mes dy prej skuadrave që gjatë gjithë sezonit na kanë mësuar me paraqitjet e tyre spektakolare.

Të parët në avantazh kaluan “Cityzens” me anë të Phil Foden në minutën e 25-të, ndërsa më pas reagoi mjaft mirë skuadra e De Zerbit, që shënoi dy gola deri në fund të pjesës së parë. Ky ai i japonezit Mitoma (31’) u anulua nga VAR për prekje me dorë, ndërsa mbeti në fuqi ai i Enciso në minutën e 38-të, që vulosi edhe barazimit.

Në minutën e 79-të Haaland e kaloi Cityn në epërsi pas nje goditjeje me kokë, por gjyqtari Hoopers e anuloi golin pas konsultimit me VAR, për faul të sulmuesit norvegjez. Ishte një vendim aspak bindës për trajnerin Guardiola, i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë, pas reagimit tij të ashpërt.

Kështu, rezultati i barabartë 1-1, nuk ndryshoi deri në përfundim, pavarësisht rasteve të shumta të të dy skuadrave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll