Sport

"Mos i trego askujt!" Përshtypja që Leo Messi la te Robert Lewandowski…

Lionel Messi (35) ishte i pranishëm në gala Laureus në fillim të këtij muaji, ku fitoi trofeun për sportistin më të mirë.

24 Maj 2023, 19:33 Nga DOSJA

"Mos i trego askujt!" Përshtypja që Leo Messi la te Robert

SPANJE - Superylli i PSG-së bisedoi në një moment me Robert Lewandowskin (34 vjeç), atë që nuk arriti ta kishte si koleg te Barcelona. Tema kryesore ishte përshtatja e sulmuesit polak me qytetin dhe ekipin katalanas. 

Së fundmi, polaku ka folur dhe treguar për diskutimin e shkurtër që ka pasur me Messin. Lewandowski ka mbetur me përshtypjen se, pavarësisht se si u largua nga “Camp Nou”, argjentinasi e do skuadrën po aq shumë. 

“Mos i trego askujt, por kur i tregova për Barcelonën, sytë e tij u ndezën. Dhe nuk është aspak për t'u habitur! Ai u rrit atje dhe ende ka një vend ku kthehet shpesh. Barcelona është shtëpia e tij.

E di se çfarë vlere do t'i sillte Messi ekipit tonë, jo vetëm në fushë, por për të gjithë klubin. Kur thua Barcelona, ​​thua Messi dhe anasjelltas”,- ka thënë Lewandowki, sipas mediave spanjolle. 

"Mos i trego askujt!" Përshtypja që Leo Messi la te Robert
Antonela Roccuzzo dhe Leo Messi, në mbrëmjen gala të çmimeve Laureus

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll