Bota

Ministri britanik i Mbrojtjes vizitë zyrtare në Kiev/ Takohet me homologun e tij Oleksiy Reznikov, në fokus dërgimi i armëve

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.  Zyrtarët diskutuan perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në kuadër të samitit të korrikut në Vilnius, si dhe prioritetet në lidhje me armatimin.

24 Maj 2023, 17:35 Nga a.l
Ministri britanik i Mbrojtjes vizitë zyrtare në Kiev/ Takohet me
Ben ëallace dhe Oleksiy Reznikov

UKRAINË- Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas të Kievit për t'u takuar me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. 
Zyrtarët diskutuan perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në kuadër të samitit të korrikut në Vilnius, si dhe prioritetet në lidhje me armatimin, shkruajnë mediat e huaja. 

“Sidomos në lidhje me armët që bëjnë të mundur goditjen e armikut në distanca të gjata, siç është Storm Shadoë (raketat),” tha Reznikov. 

Wallace shpjegoi se Londra i kishte ofruar Ukrainës raketa me rreze të gjatë për shkak të përdorimit të vazhdueshëm nga Rusia të armëve të saj me rreze të gjatë kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës.

ben wallace oleksiy reznikov

Sondazh

Poll