Bota

TRONDITËSE në SHBA/ Nëna 16-vjeçare hedh në koshin e plehrave dy foshnjat e sapolindura, fqinjët: Menduam se të qarat vinin nga shtëpia

Sipas raportit të incidentit të policisë të shqyrtuar nga WKYC , denoncuesi pretendoi se as nuk e dinte se vajza e saj ishte shtatzënë dhe se i gjeti foshnjat në mbeturina.

24 Maj 2023, 17:23 Nga a.l
TRONDITËSE në SHBA/ Nëna 16-vjeçare hedh në koshin e
Cleveland

SHBA- Një ngjarje tronditëse është raportuar në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se dy foshnja të porsalindura janë gjetur të pajeta në një kosh plehrash jashtë një shtëpie në Cleveland. Në pranga ka rënë një 16-vjeçare e cila pritet të dalë në gjykatë në orën 10:30 dhe do të përballet me 9 akuza, duke përfshirë vrasje, rrezikimin e fëmijëve, ndërhyrjen e provave dhe abuzimin e rëndë të njërës prej kufomave. 

Arrestimi u bë pasi nëna e vajzës thirri Divizionin e Policisë në Cleveland për t'i njoftuar se vajza e saj kishte lindur së fundmi dhe i kishte hedhur foshnjat në plehra.  Sipas raportit të incidentit të policisë të shqyrtuar nga WKYC , denoncuesi pretendoi se as nuk e dinte se vajza e saj ishte shtatzënë dhe se i gjeti foshnjat në mbeturina.

Fqinjët i thanë policisë se mund të dëgjonin të qara, por menduan se zhurma vinte nga brenda shtëpisë. Adoleshentja më pas u zbulua në spital duke marrë trajtim dhe më vonë u arrestua nga Divizioni i Policisë së Cleveland.

vrasje ne shba

Sondazh

Poll